Ballina Sport Kampionia shqiptare e Evropës rezulton me doping, peshëngritësja drejt pezullimit

Kampionia shqiptare e Evropës rezulton me doping, peshëngritësja drejt pezullimit

1

Peshëngritja shqiptare njolloset përsëri nga dopingu. Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testet e kryera së fundmi nga qendra ndërkombëtare e Testimeve, teksa peshëngritësja kuqezi sipas analizave rezulton se ka përdorur stanazolol.

Ndaj sportistet Veli janë marrë masa pezullimi të përkohshme ndërkombëtare por edhe nga federata shqiptare e peshëngritjes, deri në pritje të Testit B që tashmë është kryer nga sportistja pasi ka patur afat deri më 3 gusht.

Nëse edhe testimi B do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithcka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik.

Në datën 29 maj Veli arriti që të fitonte dy medalje në kampionatin europian të zhvilluar në Tiranë, duke koleksionuar një medalje ari dhe një argjendi, por gëzimi duket se është zbehur shpejt, pas gjetjes së gjurmëve të stanazololit.

Në të shkuarën Shqipëria ka vuajtur shumë herë pasojat e dopingut, teksa nuk kanë qenë të pakët sportistët që kanë rezultuar përdorues të substancave të ndaluara.