Ballina Sport Kampionati i JR.NBA mbërrin në Shqipëri/Qyteti i Fierit prezantohet me dy ekipe.

Kampionati i JR.NBA mbërrin në Shqipëri/Qyteti i Fierit prezantohet me dy ekipe.

1

JR.NBA mbërrin në Shqipëri! FSHB ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me jr.nba. Kjo organizatë stimulon kampionatet kombëtare të moshave nën 14 vjeç në formatin e NBA.

Ajo ka arritur të shtrihet gjerësisht në europë dhe s’fundmi do të aplikohet dhe në vendin tonë gjatë muajve tetor–dhjetor 2022 me grupmoshën U14 djem. Në bashkëpunim me shoqatat anëtare do të organizohen 30 ekipe U14 djem nga Shqipëria të cilat do të ndahen në 6 grupe me nga 5 ekipe sipas formatit të NBA.

Grupet do të ndahen në dy divizione “West / East” me nga 3 grupe secili divizion. Më datë 17 tetor 2022 u hodh shorti i kampionatitit, ku secili ekip pjesëmarrës do të përfaqesojë një ekip nga NBA sipas formulave të përcaktuara. Pas realizimit të fazës së grupeve, synohet të ralizohen 120 ndeshje (20 ndeshje për secilin nga 6 gurpet), do të ralizohen fazat çerek finale – gjysmë finale dhe finale për secilin divizion. Ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet dy ekipeve fituese nga divizionet.

Ne hedhjen e shortit ishin te pranishem edhe ambasadorja amerikane Juri Kim, ministrja e arsimit Evis Kushi, presidenti i Federates shqiptare te basketbollit z.Avni Ponari si dhe sekretari i pergjithshem i federates z.Korab Llazani.

Dje startoi ky kampionat edhe per qytetin tone i cili do te jete pjesmarres me dy ekipe, me ekipin e Apolonise qe mban fanelen e New York Knicks i drejtuar nga trainieri Kliti Sauli dhe me Ekipin Keart Basket qe mban fanelen e (Boston Celtics), i cili deputon per here te pare ne kampionatet e Federates Shqiptare te Basketbollit.

Te dy ekipet jane ne te njejtin grup se bashku me Flamurtarin, Vlora Basket dhe Teuta F 1. Apolonia 2. Keart Basket 3. Vlora Basket 4. Teuta F 5. Flamurtari Te dy ekipet e qytetit fituan me rezultatet Keart Basket (Boston Celtics) – Vlora Basket (Toronto Raptors) 72 – 40 Apolonia ( New York Knicks) – Teuta F (Philadelphia 76 ers) 64 – 48