Ballina Vendi Kamioni tërheq zvarrë dy vjeçaren, shoferi e lë në mes të rrugës...

Kamioni tërheq zvarrë dy vjeçaren, shoferi e lë në mes të rrugës dhe zhduket

1

 Një shofer ka përplasur me kamion një vajzë 2-vjeçare në Larisa të Greqisë.

Pasi e ka përplasur, shoferi ka tërhequr zvarrë dy vjeçaren dhe e ka braktisur në mes të rrugës, ndërsa vetë është larguar për t’i shpëtuar policisë.

Sot rreh orës 14:30 ( me orën greke) një kamion ka tërhequr zvarrë një fëmijë, e ka plagosur dhe e ka lënë në rrugë, pa i dhënë asnjë ndihmë.

Vogëlushja u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Farsalës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shoferit. (noa.al/M.D)