Ballina Vendi Si kurrë më parë/ Kaloi vettingun para KPK-së,prokurori i Krujës entuziazmohet,puthje e...

Si kurrë më parë/ Kaloi vettingun para KPK-së,prokurori i Krujës entuziazmohet,puthje e përqafime me gruan në sallë

1

 Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Seanca të tilla më shumë kanë sjellë zhgënjim.

Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku është rikonfirmuar në detyrën e tij pas kalimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Bonjaku rezultoi se kishte figurë të pastër, ndërasa në momentin e komunikimit të vendimit ai nuk mundi ta përmbante gëzimin. Ai ka nxituar drejt bashkëshortes së tij që ishte e pranishme në sallë duke shkëmbyer puthje e përqafime, edhe pse në sallë kishte kamera.