Ballina Vendi Kalendarit te vaksinave do ti shtohen dhe tre te tjera/Vajzat do te...

Kalendarit te vaksinave do ti shtohen dhe tre te tjera/Vajzat do te vaksinohen kunder kancerit te qafes se mitres!

1

Kalendarit të detyrueshëm prej 12 vaksinash të cilat bëhen te fëmijët e vegjël do t’i shtohen edhe tre vaksina të tjera.

“Shtohen vaksina e kancerit të qafës së mitrës, meningokoku, hepatiti A”, shpjegon Silva Bino.

Incidenca  e kancerit të qafës së mitrës te gratë në Shqipëri është 9.3 për çdo 100 mijë duke shënuar kështu numrin më të lartë të grave të prekura ndër vendet e Mesdheut. Vaksina do të aplikohet  te vajzat e vogla për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse  të shkaktuar nga Human papiloma virus dhe që prek gratë në moshën riprodhuese.

Këto vaksina, që shtohen në kalendarin tonë të detyrueshëm, në vende të Bashkimit Europian kanë vite që bëhen.