Ballina Bota Johnson “kapet mat” duke bërë pazar në marketin grek, përshëndet qytetarët dhe...

    Johnson “kapet mat” duke bërë pazar në marketin grek, përshëndet qytetarët dhe flet me shitësit lidhur me produktet

    1

    Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet me pushime në Greqi. Ai është xhiruar së fundmi nga qytetaërt në një  supermarket në zonën Nea Makri, teksa bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

    I veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, ai bëri pazarin vetë në rrjetin e supermarketeve lokale dhe sipas informacioneve të protothema.gr, u përpoq të pyeste veten në gjuhën greke nëse një paketë kishte qumësht gjysëm të skremuar.

    Madje, në një moment një nga qytetarët e ka përshëndetur dhe kryeministri me një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

    Më tej, Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe duke dalë u fut në një nga automjetet e tij të sigurisë që e priste jashtë supermarketit.
    Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.
    Shtëpia është e ndërtuar me arkitekturën tradicionale dhe ka katër dhoma gjumi, tre tualete dhe një pishinë.

    Vihet re se Boris Johnson është një adhurues i kulturës greke, ndërsa di dhe flet greqishten e vjetër./abcnews.al