Ballina Lifestyle & Showbiz Jo vetëm Elsa Lila, cilët janë 3 artistët e njohur shqiptarë që...

Jo vetëm Elsa Lila, cilët janë 3 artistët e njohur shqiptarë që bënë burg në Itali e Greqi për trafik droge. Historitë dhe shpallja si të pafajshëm

1

Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se është arrestuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike.

Por Elsa nuk është e vetmja artiste me famë në Shqipëri që është arrestuar për implikim në trafik droge.

Me po të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, aktori i  ndjerë Koço Devole dhe aktori Viktor Zhusti.

Liljana Kondakçi u arrestua në Greqi për llogari të shtetit Italian. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Kondakçiu bënte trafik droge, pasi u shpëtonte kontrolleve policore, duke shfrytëzuar reputacionin e saj si këngëtare. Sipas medias italiane, këngëtarja shqiptare nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte tre kilogramë heroinë. Sipas medias italiane, Kondakçi njihej ndryshe me emrin e koduar “mamaja”, siç thirrej nga banda, e cila dyshohej se përbëhej nga 20 anëtarë. Në janar 2013 ajo u lirua nga burgu dhe u riatdhesua në Shqipëri.