Ballina Lajme Jetonte në mjerim, i kishin prerë edhe energjinë elektrike, 48-vjeçari i jep...

Jetonte në mjerim, i kishin prerë edhe energjinë elektrike, 48-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë

1

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Përrenjas në kushte të rënduara psikologjike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.

Ai jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.

Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.