Ballina Vendi Jeni ne dilemë se cfarë të gatuani për Pashkë!?Përvec vezëve te...

Jeni ne dilemë se cfarë të gatuani për Pashkë!?Përvec vezëve te kuqe, traditë e festës është dhe supa “Magjirica”.Njihuni me receten!

1

Sigurisht që për festë gatuhen pjatat më të mira, por disa festa kanë gatimet e tyre speciale të cilat janë kthyer në traditë në familjet shqiptare. Për shembull për Pashkë, besimtarët orthodoksë duhet të kenë patjetër në tryezë supën magjirica. E dini si bëhet?Supa përgatitet me të përbrendshmet e barkut të qingjit. Vetëm mushkëritë e bardha e të kuqe, i presim me gërshërë në copa të vogla, i vendosim të ziejnë për pak minuta, më pas ua derdhim ujin, pastaj i skuqim me gjalpë.  Ndërkohë kemi përgatitur edhe 2 tufa qepë të njoma, pra nja 10 copë qepë të njoma si edhe 1 tufë kopër (magjirica do vetëm kopër se ajo i jep gjithë lezetin) asnjë lloj erze tjetër vetëm kopër, kripë, piper dhe gjalpë.

Pasi kemi kaverdisur të përbrendshmet e qengjit me gjalpin në tenxhere hedhim në të edhe qepën e grirë dhe koprën, 2-3 lugë oriz, i përziejmë për 5 -6 minuta pastaj hedhim ujë pothuajse 3 gisht mbi gjellë dhe e lemë të ziejë. Kur sigurohemi që mushkëritë e bardha kanë zier, (se të zezat ziejnë shumë shpejt) hedhim brenda në tenxhere gjysmë tufe sallatë jeshile (të cilën e kemi larë e grirë po në të njëjtën mënyrë që grimë qepët).

E lemë të ziejë për 5-6 minuta edhe me sallatën pastaj i hedhim 1 limon e gjysmë me 1 kokërr vezë. Pra rrahim vezën shtojmë limonin e shtrydhur dhe që të mos na pritet veza shtojmë pak nga pak nga lëngu i gjellës duke e rrahur dhe e hedhim në tenxher