tvkombi
tvkombi

Java nis me vranësira dhe shi në disa zona, parashikimi i motit për sot

Vendi

Publikuar ne:05:26 - 19/09/2022

Orët e para të ditës parashikohet të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme këto do të jenë në zonat malore. Por pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave në vend, të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës.

Parashikohet që vranësirat here pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar në vend mundësi për reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës, por herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriperëndimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në këtë zona. Pjesa tjetër e MV do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe pjesërisht qeëndra e kontinentit do të jenë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jetë Gadishulli Iberik. Ndërsa me reshje shiu pritet të jetë zona e Alpeve të Europës dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu dhe Lindja e kontinentit paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu./Abcnews.al/

Ju sugjerojmë