Ballina Vendi Jahti italian rrezikon mbytjen në Durrës. Shpëtohen 6 persona

Jahti italian rrezikon mbytjen në Durrës. Shpëtohen 6 persona

1

DURRËS- Një jaht italian ka rerzikuar të mbytet sot në afërsi të Durrësit.

ËshMëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’. Jahti me 6 italianë në bord rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.

Mjeti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, janë në gjëndje të mirë shëndetësore.