Ballina Vendi Ja cfare e coje Betim Kastratin, drejt vetevrasjes!?I riu ishte ne prag...

Ja cfare e coje Betim Kastratin, drejt vetevrasjes!?I riu ishte ne prag divorci,gruaja e tij me urdher mbrojtje

1

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku brenda një makine u gjet i vetëvrarë Betim Kastrati 38-vjeç.

Sipas policisë 38-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e quajtur Kolonjë.

Betim Kastrati  punonte në portin e Durrësit. Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit. 38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur . Burime për ABC bëjnë të ditur se 38-vjeçari shpesh herë kishte ushtruar dhunë në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.