Ballina Rajoni Iu mbyt vajza/ Rrëfimi i nënës hedh më shumë dyshime te babai...

Iu mbyt vajza/ Rrëfimi i nënës hedh më shumë dyshime te babai i Amelias. Dëshmitarët: Duhet të hapin gojën në fshat, të tregojnë…

1

Mes lotësh është varrosur në Shqipëri vajza 6-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në plazhin e Korinthit, teksa kishte dalë për të notuar me të atin. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha elementet e çështjes, duke kërkuar detaje për rrethanat e vdekjes së saj dhe për marrëdhëniet e prindërve të saj.

Nëna fatkeqe që jetoi dhe punoi vetëm për fëmijën e saj, sipas ANT1 do të qëndrojë pranë familjes në Shqipëri pasi nuk ka më çfarë ta mbajë në Greqi. Fjalët e saj jashtë morgut të spitalit të Korinthit ku njohu fëmijën e saj i japin një dimension tjetër orëve të fundit të 6-vjeçares.

“Ai thoshte se nuk ishte mirë, por nuk e prisja të ndodhte kjo, Rrinte dhe pinte. Një ditë më parë ata kishin shkuar në një pagëzim dhe ai ishte ulur dhe pinte. Ai ishte në gjendje të mjerueshme. I dhanë qetësues. Ajo thoshte ‘pse, pse vajza ime e vogël… çfarë bëri vajza ime e vogël, pse e bëri këtë me vajzën time të vogël dhe jo me mua’.” ka thëne për ANT1 nëna e 6-vjeçares.

Amelia u gjet e vdekur nën një varkë në zonën detare Kalamaki të Korinthit. Babai ka deklaruar se fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka humbur në fund, ndërsa ai vetë nuk ka mundur të zhytet pasi vuan nga astma.
“Unë nuk do ta lëndoja fëmijën, e adhuroja atë. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë. Unë dhe gruaja ime nuk kemi probleme, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija çdo pasdite nga puna dhe e merrja ”, pohoi dje babai duke folur për protothema.gr.

Mirëpo, deklaratat e nënës – sipas dëshmive – i japin një dimension tjetër jetës së çiftit që së fundmi nuk jetojnë bashkë. “Ky takim nuk ishte i planifikuar. Erdhi dhe më tha…“Do ta marr vajzën sot se jam në shtëpi”. Nuk e prisja”, tha nëna e 6-vjeçares.

“Iku një engjëll, ta ndihmojmë nënën. Ata duhet të hapë gojën, të flasin atje në fshat. Se ajo kishte kaluar situata të mjerueshme. Se ka ngrënë edhe dru. Nuk kishte as energji elektrike. Qumështin e fëmijës e ka marrë dhe e ka ngrohur fqinji”, tregon një mikeshë e mamasë së Amelias.