tvkombi
tvkombi

Itali/Ende votues në radhë, qendrat e votimit të hapura deri në orën 23:00

Lajme

Publikuar ne:16:54 - 25/09/2022

Radhë të gjata në qendrat e votimit në Itali, që do të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:00. Mund të jetë kuponi kundër mashtrimit që ka shkaktuar ngadalësime dhe pritje më të gjata se sa parashikohej, që nga Aosta në Catania, duke kaluar nëpër Milano, Torino, Romë dhe Cagliari.

Ndërkohë presidenti Mattarella ka votuar mes duartrokitjeve në Palermo, ndërsa Kryeministri Mario Draghi ka votuar në Romë, ku pjesëmarrja ka shënuar 21.63%.

Ndryshim i programit për Giorgia Meloni: Ajo do të votojë sonte në Romë në mbylljen e qendrave të votimit në orën 23:00, ndryshe nga sa ishte planifikuar fillimisht. Zgjedhja – siç shpjegohet nga stafi i saj – u diktua nga nevoja për të lejuar një votim paqësor për votuesit./Opinion.al

Ju sugjerojmë