“Zonjë e mirë ishte në shtëpinë e saj, zonjë grua, të mirë si familje, kanë qenë familje e parë, nuk janë trazuar me asnjë. Për këtë veprim që kanë bërë ata të merren masa. Nuk dimë për konflikte”. Kështu shprehet një banore e fshatit Gjerbës në Mallakastër, ku ndodhi vrasja makabre e 51-vjeçares Drita Saliaj. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa dhe madje kërkojnë dënim me vdekje për autorët.