tvkombi
tvkombi

Ishte nën efektin e alkolit,dhunon vëllanë dhe kanos nënën, arrestohet nga policia autori.

Vendi

Publikuar ne:13:12 - 17/09/2022

Një 32-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur I. C., 32 vjeç, ishte nën efektin e alkoolit.

Gjatë arrestimi ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje.

Vihet në pranga 1 shtetas që ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.

Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Ju sugjerojmë