Ballina Bota Ishte nën arrest për disa grabitje, shqiptari arratiset nga spitali grek ku...

    Ishte nën arrest për disa grabitje, shqiptari arratiset nga spitali grek ku kurohej pas infektimit me COVID-19

    2

    Një shqiptar, i cili ishte nën masën e arrestit pasi akuzohej për disa grabitje, është arratisur nga një spital grek ku ishte shtruar. Ngjarja ndodhi në spitalin e ishullit të Rodhosit, ku shqiptari mjekohej për pneumoni, pas pasojave që i kishte lënë COVID-19.

    Shqiptari akuzohej për disa grabitje dhe mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit ditën e premte.

    Procedura u anulua pasi u sëmurë nga covid-19. Policia e Rodhos është në kërkim të të arratisurit nga mëngjesi i ditës së sotme, kur vunë re se mungonte në pavionin ku kurohej. Rrethanat e arratisjes akoma nuk dihen.