Ballina Lajme Ishte nder t’i shërbeja vendit! Zoti bekoftë Shqipërinë!’ Lë sot detyrën, Meta...

Ishte nder t’i shërbeja vendit! Zoti bekoftë Shqipërinë!’ Lë sot detyrën, Meta mesazh shqiptarëve

1

Presidenti Ilir Meta lë sot detyrën. Me një foto zyrtare me fëmijët e tij, Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e fundit si president i republikës në Shqipërisë në faqen e tij në Facebook.

Ai dorëzon sot detyrën te Bajram Begaj, ndërsa shkruan se ishte nder dhe privilegj t’i shërbente këto pesë vite vendit.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.