Ballina Vendi “Ishte bombë”! Babai i Aleksandër Sadikajt rrëfen si e mësoi lajmin tronditës:...

“Ishte bombë”! Babai i Aleksandër Sadikajt rrëfen si e mësoi lajmin tronditës: Dy ditë më para fola me të, më nisi lekët e ditëlindjes, vetëm shpirti im e di…

1
Vrasja E Aleksandrit

Babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj, flet ekskuzivisht për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

Ai tha se e ka marrë vesh lajmin tronditës nga mediat, duke u shprehur se ishte “si bombë”, ndërsa iu bëri thirrje mediave që të mos publikojnë gënjeshtra e trillime.

Babai i Aleksandrit, Fatmir Sadikaj: E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit. Ishte si bombë. Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përvecse kisha ditëlindjen para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindjes, kaq. Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë. Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat, që hapin televizorin dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla. Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e trillime, vetëm shpirti im e di.

(BalkanWeb)