Ballina Vendi Ishin martuar vitin e kaluar/ Flet burri i prostitutës shqiptare që u...

Ishin martuar vitin e kaluar/ Flet burri i prostitutës shqiptare që u vra në Itali: Nuk ka mundësi, e kam pritur gjithë natën, e doja shumë

1
Cifti Shqiptar

Detaje të reja për vrasjen e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri në Itali. Gruaja, e cila punonte si prostitutë u vra barbarisht dhe u gjet një ditë më pas nga policia.

Për burrin, një dhimbje në zemër. Gruaja e vrarë në bregun Parmignola jetonte në Alteta, një fshat i vogël në Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore, në një vilë me një kopsht të vogël përpara.

Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku (ata u martuan vitin e kaluar). Ai kishte gjithashtu një qen që e donte shumë dhe një makinë të madhe gjermane. Burri mësoi tragjedinë nga policia kur i trokitën në derë mëngjesin e djeshëm.

Ajo punonte zyrtarisht në një kamping përgjatë bregdetit, në Marina di Massa, ndërsa ai me profesion është kopshtar. Vështirë të gjesh një dallim më të madh mes rikonstruksionit të fakteve të karabinierëve të kompanisë Sarzana – që ajo ishte një prostitutë, gjithashtu e njohur – dhe asaj që përshkruan burri. Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai dhe gruaja e tij jetonin në Alteta dhe ajo që kishin ndërtuar ishte fryt i mundit të tyre. “Ajo doli nga shtëpia në orën 20:00 – tha ai – e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët …”. Leonardo është zemërthyer: “E kam dashur shumë”.