Ballina Vendi Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku del sot para GJKKO.U ekstradua një...

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku del sot para GJKKO.U ekstradua një ditë më parë nga Gjermania..

1

Hekuran Marku, ish-truproja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit ka dalë sot para GJKKO. Marku u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të përgjigjes zyrtare për ekstradimin e ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Deda është në Francë, por ende nuk është vendosur ekstradimi.