Ballina Vendi Ish-Presidenti Bujar Nishani përcillet në banesën e fundit. Merr pjesë Vjosa Osmani/...

Ish-Presidenti Bujar Nishani përcillet në banesën e fundit. Merr pjesë Vjosa Osmani/ Rama dhe Basha mungojnë në homazhe

1

Tiranë- Ish presidenti bujar Nishani u përcoll sot për në banesën e fundit.

Prej orës 10:00 të paradites së sotme, në ambientet e presidencës janë kryer homazhe në nderim të ish-kreut të shtetit, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve post covid.

Përpos personaliteteve të larta që kryen homazhe në nderim të tij, miqve, bashkëpunëtorëve, dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në këtë ceremoni kishte edhe politikanë të lartë shqiptarë që munguan.

Mungesa e parë që u vërejt ishte ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, nga prej ku do të kthehet ditën e nesërme, menjëherë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Nga ana tjetër në këtë ceremoi mungoi dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili sipas burimeve ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit, por e cila mbetet ende e paspecifikuar.

Ishte e pranishme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadorja Yuri Kim etj.

Në homazhe nuk ishte i pranishëm as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që të shumtë ishin ministrat dhe deputetët socialistë, që lanë pas dallimet politike për ti dhënë nderimet e fundit Nishanit.

Ish-presidenti u përcoll sot me ceremoni shtetërore, ndërkohë që qeveria e shpalli që dje ditën e sotme, një ditë zie kombëtare.