Ballina Vendi Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato paraqitet sërish në GJKKO

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato paraqitet sërish në GJKKO

1

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato,  është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO ku pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj saj.

Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit në lidhje me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

SPAK ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.