Ballina Lifestyle & Showbiz Ish-bashkëshortja e Bill Gates rrëfen në TV: Një jetë e sëmurë me...

Ish-bashkëshortja e Bill Gates rrëfen në TV: Një jetë e sëmurë me të

2

Melinda French Gates, ish-bashkëshortja e themeluesit të Microsoft Bill, flet për herë të parë në publik që nga ndarja nga miliarderi.

Këtë e bën në një intervistë që rrjeti televiziv amerikan CBS do të transmetojë sonte.

Lajmi është raportuar në Messaggero nga Flavio Pompetti. Ish-bashkëshortja e ish-burrit më të pasur në botë rrëfen se nuk mundi të kapërcejë dhimbjen e tradhtisë së të shoqit me një punonjëse të Microsoft-it:

“Besoja në falje dhe në fillim u binda se bashkë do përpiqeshim ta kapërcenim krizën.

Në një moment të caktuar kuptova se po bëja një jetë “të sëmurë” dhe se nuk i besoja më marrëdhënies me Bill-in.

Kalova ditë të tëra duke qarë – thotë Melinda – e shtrirë në një tapet, pa mundur të ngrihem.

Kam vuajtur, sigurisht. Ndjeva humbjen torturuese të diçkaje që mendoja se do të ishte e imja për gjithë jetën.

Për fat të mirë, në një moment të caktuar vendosa të nis një rrugë shërimi dhe vetëm tani ndjej se po shikoj horizonte të reja”.

Ndarja e çiftit ndodhi vitin e kaluar, pas 27 vitesh martesë