Ballina Vendi Investimi në Bono Thesari, Rama: Qytetarët kanë mundësi për të marrë përfitime...

Investimi në Bono Thesari, Rama: Qytetarët kanë mundësi për të marrë përfitime dhe s’ka rrezik! Ibrahimaj: 6 sportele në gjithë vendin për t’ju informuar

1

Rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë ka rritur edhe normat e përfitimit në investimet në titujt qeveritarë si bono thesari dhe obligacione. Rama tha se kjo është koha e duhur për qytetarët që të investojnë në bono thesari dhe se risku në këtë rast është zero

‘Rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në Bankën e Shqipërisë”, tha Rama.

Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se në të gjithë vendin janë hapur 6 sportele nga Banka e Shqipërisë për të ndihmuar qytetarët në informimin se kush janë benefitet e tyre në investimin në bobo thesari.

“Të investonin në titujt qeveritarë. Inflacioni i rritur ka prekur popullatën tonë dhe masat janë marrë nga qeveria me qëllim që ndikimi i luftës të jetë sa më i vogël në ekonominë tonë. Që prej fillimit të luftës bankat qendrore në të gjithë botën filluan të rrisin normat bazë të interesit duke ndikuar normat e të gjithë sistemit financiar. Dhe BSH ka rritur normat e interesit ku sot është 2.75 % dhe kjo ka bërë që në mënyrë zinxhirë të rriten edhe normat e titujve qeveritarë. Arsyeja që të nxisim individët të investojnë në titujt qeveritarë është sepse përfitueshmëria është shumë më e lartë sot me rritjen e normave. Kanë një mundësi investimi në disa titujt që rriskun e kanë praktikisht zero, si boni thsari dhe obligacione.  Do nisim fushatë ndërgjegjësimi se si mund të investojnë në boni thesari dhe kush janë përfitimet e tyre. Janë hapur 6 sportele në vend me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe procedurave që duhet të ndjekin