Ballina Vendi Investimi i rrugës së Radostinës përfitim jo vetëm për banorët, por edhe...

Investimi i rrugës së Radostinës përfitim jo vetëm për banorët, por edhe zhvillimin turistik të zonës. Plotësohet motoja e punës së bashkisë së Fierit: nga qendra drejt njësive administrative.

1

Rruga e Radostinës, e cilësuar si aks i rëndësishëm, jo vetëm për banorët dhe bizneset, por edhe për zhvillimin e turizmit, tashmë po shkon drejt investimit përfundimtar të këtij segmenti. Pas kryerjes së fazës së parë të punës rehabilituese, mbushjes së gropave, zgjerimit të rrugës në vendet e nevojshme është arritur në fazën e asfaltimit të këtij aksi rrugor. Në këtë mënyrë plotësohet motoja e punës së bashkisë së Fierit: nga qendra drejt njësive administrative. Ndërtimin i rrugës së Radostinës me parametra bashkëkohore zgjeron hartën turistike për vizitorët nisur dhe nga vetë pozicioni i saj gjeografik. Radostina është një nga zonat më të bukura natyrore të Fierit. Ajo të mahnit me pamjet dhe peizazhet e bukura, që të ofrojnë lartësitë e kodrave të buta të këtij fshati kodrinor. Nga majat e kodrave mund të shikohen fushat e Fierit dhe detin Adriatik. është një nga vendet ideale për ecje në këmbë përmes shtegut turistik Radostinë – Apoloni. Ky investim synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit, bujqësisë dhe ndërlidhjen rajonale, përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesor të rritjes ekonomike. Kjo rrugë lidh fshatin Radostinë me aksin Fier-Seman.