Ballina Vendi Investimet në infrastrukture, Balla: Çdo ditë po punohet që çdo lagje e...

Investimet në infrastrukture, Balla: Çdo ditë po punohet që çdo lagje e Lushnjes të marrë pamjen që meriton

1

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës “Vasilika Gogu” në qytetin e Lushnjes.

Balla në fjalën e tij u shpreh kjo lagje prej vitesh nuk ka një rrugë e cila të jetë sipas standardeve që banorët kërkojnë. “Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton.

Kjo lagje prej vitesh tashmë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve që më në fund po mer një zgjidhje duke respektuar të gjitha standarded.

Cilësia është kusht i domosdoshëm për ne në çdo punë që kryhet. Të gjitha rrugët e çdo lagjeje do të kenë tashmë një tjetër pamje. Rikualifikimi urban i çdo lagjeje dhe çdo rrugice është një premtim i mbajtur dhe do të vijojmë të punojmë në çdo lagje të Lushnjes”./Tv Kombi/