Ballina Vendi Investime në infrastrukturën rrugore të njësive administrative të bashkisë së Fierit,Kryebashkiaku Subashi...

Investime në infrastrukturën rrugore të njësive administrative të bashkisë së Fierit,Kryebashkiaku Subashi në qendër të punës së tij, ka pasur dhe vazhdon të ruajë me prioritet,investimet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë së Fierit.

1

Investime në infrastrukturën rrugore të njësive administrative të bashkisë së Fierit Kryebashkiaku Armando Subashi në qendër të punës së tij ka pasur dhe vazhdon të ruajë me prioritet investimet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë së Fierit.

Ato janë investime që janë kryer jo vetëm në afër të qendrës së qytetit të Fierit, por edhe në zonat më ekstreme të territorit të saj duke mundësuar dhe lidhjen me njësitë e tjera bashkiake rreth saj. Investime të konsiderueshme janë kryer nga bashkia e Fierit në të gjitha njësitë administrative të saj.

Duke analizuar punën e bërë ndër vitet mund të theksohet fakti se këto investime të qëndrueshme jo vetëm kanë ndikuar në cilësinë e jetesës së banorëve të këtyre zonave, por kanë dhënë dhe një impakt të fuqishëm në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Një ndër investimet e kryera është ajo në rrugën Mbyet-Kraps si një gangrenë disa vjeçare e banorëve të kësaj zone, rrugë e cila bëri që jetesa e tyre të jetë më e denjë, por është kthyer në një rrugë të madhe për ekonominë bujqësore si një nga zonat më punëtore dhe me investime të dukshme në bujqësi dhe blegtori. [po përmes investime të bashkisë së Fierit është zhdukur nga harta e së keqeës dhe rruga gangrenë Agim-Dërnënas-Hasturkas, një tjetër gangrenë shumë vjeçare në zemër të Myzeqesë.

Kjo zonë njihet për pasuritë e saj të mrekullueshme si në burimet njerëzore, me njerëz punëtorë, me fusha të pafund dhe të begata, por që nuk guxonte të shkonte askush për shkak të asaj rruge në të cilën nuk ishte vënë dorë për shumë e shumë vite me radhë. Edhe ky investimi i kryer jo vetëm rriti cilësisht jetesën e banorëve, por i ka dhënë një zhvillim bujqësisë dhe blegtorisë në këto fshatra.

E cilësuar si zona fantastike më prodhimin dhe furnizimin në njësinë qendër rruga Daullas-Grecalli-Mujalli iu nënshtruar një investimi të thellë duke sjellë një tjetër performancë në lëvizjen e produkteve drejt tregjeve të qytetit. Në vijim të punës së saj investuese kjo bashki ka realizuar në dy faza unazën bujqësore me lëvizje Kallm i Madh-Kallm i Vogël-Imësh-Bubullimë-Vërri si një nga zonat më të harruara nga qeveritë ndër vite, por e cilësuar si një nga zonat me njerëzit më të urtë, punëtor dhe fjalëpak.

Sot lidhja ndërmjet kësaj unaze me zonë e Lushnjës, por edhe ndërtimi i tregut të gjësë së gjallë në Mbrostar po e kthen këtë zonë, pavarësisht kufijve administrativë, në një portë të rëndësishme të zhvillimit bujqësor dhe blegtoral.

Po në sajë të investimit në rrugën rurale Agim-Babun është krijuar një tjetër lidhje organike mes Libofshës dhe Divjakës si një portë tjetër e rëndësishme e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral në atë zonë. Një tjetër investim në punët e bashkisë Fierit mund të përmendet ai në rrugën Pishë Poro-Bregdet duke i dhënë sinjalet e para drejt zhvillimit të turizmit bregdetar.

Ndërsa mungesa e investimeve në rrugë Levan-Sheq -Musalalas në njësinë administrative të Frakullës ishte kthyer në një faktor frenues në investimet e zhvillimit bujqësor të gjithë kësaj zone të mrekullueshme sidomos për prodhimin e luleshtrydheve apo produkteve të tjera bujqësore. Përfundimi i këtij investimi ka sjellë ndjeshëm rritjen e tregtimit dhe grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale duke sjellë kështu dhe të ardhura të konsiderueshme për banorët e kësaj njësie.

E cilësuar si një rrugë investimesh që nuk njeh mbarim, por çdo ditë të saj fillon hartimi dhe zbatimi i projekteve të reja, aktualisht bashkia e Fierit është duke punuar në qendrat e dy njësive Cakran dhe Libofshë si pjesë të projektit të “100 fshatrave” me resurse dhe mundësi të jashtëzakonshme dhe në drejtim të zhvillimit të turizmit. Është duke u përfunduar projekti dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna për rehabilitimin e qendrës së Pojanit dhe Levanit.

Por në kuadër të këtyre investimeve është përfunduar projekti i rrugës Ardenicë-Libofshë-Shën Kozma për të hapur një faqe të re për zhvillimin e turizmit kulturor e fetar në këtë zonë. Përmes këtyre arritjeve kryebashkiaku Armando Subashi në qendër të punës së tij ka pasur dhe vazhdon të ruajë me prioritet investimet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë së Fierit.

Ato janë investime që janë kryer jo vetëm në afër të qendrës së qytetit të Fierit, por edhe në zonat më ekstreme të territorit të saj duke mundësuar dhe lidhjen me njësitë e tjera bashkiake rreth saj./Tv Kombi