Ballina Vendi Incidenti në “Oscar”/ I përmendi gruan, momenti kur Will Smith godet me...

Incidenti në “Oscar”/ I përmendi gruan, momenti kur Will Smith godet me shuplakë komedianin e njohur

1

Në mbrëmjen e djeshme të çmimeve “Oscars”, jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar.
Teksa komediani Chris Rock ishte duke modeurar mbrëmjen, nisi të bënte shaka edhe me disa nga emrat më të njohur të industrisë së filmit që ishin prezent në ceremoni.

Rock përmendi edhe gruan e aktorit Will Smith, Jada Pinkett Smith, me të cilën bëri shaka për rënien e flokëve, duke i thënë se mezi pret ta shohë në filmin

“G.I. Jane 2”, duke iu referuar filmit i cili ishte prodhuar në vitin 1997 dhe kishte në rolin kryesor një femër e cila ishte dashur të hiqte flokët për t’iu bashkuar ushtrisë.

Por, Jada Smith vuan nga rënia e flokëve si pasojë e alopekisë, gjë që ka ndikuar edhe tek bashkëshorti i saj, aktori Will Smith, i cili pa hezitim ka shkuar në skenë duke e goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.

Chris Rock ka vazhduar udhëheqjen e natës duke thënë se kjo është një ndër netët më madhështore në historinë e “Oscars”, deri sa Will Smith bërtiste nga publiku se Chris “duhet të mos e përmendte emrin e gruas së tij”.Will Smith kërkoi falje gjatë pranimit të çmimit “Oscar”, për veprimin e tij ndaj komedianit.