Ballina Lajme Incident para Parlamentit, një person tenton të parkojë makinën në hyrje të...

Incident para Parlamentit, një person tenton të parkojë makinën në hyrje të godinës, përplaset me traun

1

Një incident është regjistruar sot në hyrje të Parlamentit. Një person, ende i paidentifikuar ka dashur të parkojë makinën e tij në hyrje të godinës qeveritare, ndonëse është e ndaluar, dhe në tentativë për të futur aty mjetin, ka dëmtuar traun e vendosur aty dhe që ruhet nga Garda e Republikës.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se personi në fjalë dyshohet se vuan nga problemet e depresionit dhe kurohej me ilaçe. Tashmë ai ndodhet në komisariatin nr.1 të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)