ARGJENTINË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po zhvillon turin e saj muzikor nëpër botë.
Së fundmi ajo ishte në Argjentinë.
Ndërsa po performonte, këngëtares i ka ndodhur një incident, por që e kaloi me sportivitet duke mos cënuar koncertin.
Ajo po këndonte në skenë teksa i gjuajti me këmbë një objekti në formë hëne, si pjesë e performacës së saj. Mirëpo për pak sekonda Duas i ngeci këmba në objekt dhe balerinët menjëherë shkuan ta ndihmojnë.
Pasi i hoqën objektin, këngëtarja nisi të qeshte.