Ballina Lajme Kronike Identifikohet autori i vrasjes me thikë dhe personi që ndërroi jetë

Identifikohet autori i vrasjes me thikë dhe personi që ndërroi jetë

1

Pogradec- Identifikohet autori i vrasjes me thikë në Elbasan. Ai është Fatos Manellari 63 vjeç.

Manellari vrau me thikë Safet Hyskollarin 65 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin Zërvaskë.

Gjatë një konflikti, Fatos Manellari 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) Safet Hyskollarin, rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Sipas dëshmitarëve okularë, ata u grindën për një gardh. Ishin komshinj me njëri-tjetrin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.