Ballina Vendi I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke ne Grabian Divjake, procedohet penalisht 39-vjeçari.

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke ne Grabian Divjake, procedohet penalisht 39-vjeçari.

1

Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Grabiam, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.