Ballina Vendi I vëllai iu vra në atentat me tritol, motra e Aleksit ...

I vëllai iu vra në atentat me tritol, motra e Aleksit bën dedikimin rrënqethës: Më merr dhe mua, vetëm për ty jetoja!

1


Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj ku i dedikon disa rreshta prekës.

Mes të tjerash ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua.

Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo

Sadikaj u vra në pas një shpërthimi të telekomanduar në automjetin e tij teksa udhëtonte drejt rreth-rrotullimit të Saukut. Ai u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që i la shpërthimi.