Ballina Bota I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin fotot...

    I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson

    1

    Boris Johnson vazhdon pushimet i shkujdesur në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.

    The Sun ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një liman të izoluar në Evia.

    Ai ndodhej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.

    Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.

    Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë.”

    Kryeministri ishte parë  më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës.

    Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie./Abcnews.al