tvkombi
tvkombi

I riu që tentoi të zbulojë arkivolin e Mbretëreshës: Nuk besoj se ka vdekur.VIDEO

Bota

Publikuar ne:19:58 - 20/09/2022

Një person u përpoq të zbulonte arkivolin e Mbretëreshës Elisabetë gjatë homazheve. Ai tentoi të hiqte flamurin që mbulonte arkivolin, por u ndalua nga rojet. Muhammad Khan, 28 vjeç doli para gjykatës këtë të martë.

Ai tha se e kreu aktin pasi “nuk besonte që mbretëresha kishte vdekur”. I riu u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster i akuzuar për dy shkelje të ligjit.

Prokurori Luke Staton tha se Khan kishte qenë një nga rreth 250 mijë njerëzit që u rreshtuan për orë të tëra për të kaluar para arkivolit të Madhërisë së Saj.

“I pandehuri kishte arritur në Westminster Hall. Më pas ai u pikas nga oficerët që ishin të pranishëm pranë arkivolit. Ai doli nga rreshti dhe iu drejtua arkëmortit. Më pas kapi flamurin që mbështillte arkivolin me të dy duart e tij” – tha prokurori.


Para gjykatës avokati shpjegoi se klienti i tij ishte kishte krijuar bindjen se Mbretëresha nuk kishte vdekur. Ai iu afrua arkivolit për të “kontrolluar vetë” nëse gjithçka ishte e vërtetë.

“Ai e kishte shprehur që përpara funeralit shtetëror se kishte në plan të shkonte në varrim. Ai planifikoi t’i shkruante familjes mbretërore. Nëse ata nuk do të përgjigjeshin ai kishte pnaifikuar të shkonte vetë në Kështjellën Ëindsor, Pallatin Buckingham dhe Balmoral të fliste me Mbretëreshën” – tha prokurori.

Mjekët deklaruan se Khan ishte i paqëndrueshëm. Sipas tyre ai është i sëmurë mendor dhe i përfshirë nga iluzionet. Khan foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe se po qëndronte te një miku i tij në Londrën Veriore.

“Ai është ende në deluzion dhe mendon se mbretëresha nuk ka vdekur. Mendon se mbreti Charles ka bërë diçka. Ai ende mendon se ajo është gjallë” – tha gjykatësi Michael Snow.

Khan iu dha lirimi me kusht që të qëndronte në një spital të shëndetit mendor deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore më 18 tetor.

Rastet e tjera

Por ky nuk ishte rasti i vetëm. Mark Hague, 52 vjeç u deklarua fajtor para gjykatës pasi ishte shoqëruar nga homazhet të shtunën në mëngjes. Një grua ngriti zërin pasi dëgjoi se ai po thoshte: “Unë do t’i them asaj të dalë nga arkivoli sepse ajo nuk ka vdekur”.

Edhe Adio Adeshine, 19 vjeç, u ndalua në paraburgim. Ai u akuzua për gjeste të turpshme gjatë homazheve dhe ngacmim seksual pasi ishte zhveshur duke qëndruar në rradhë.

Ju sugjerojmë