Ballina Vendi I riu në Laç njofton policinë:“Më qëlluan me armë”, ...

I riu në Laç njofton policinë:“Më qëlluan me armë”, Autorët i bëjnë pritë pranë banesës

1

Ka qenë vetë 32-vjeçari ai i cili ka njoftuar policisë se është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Pas kësaj telefonate, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Policia bën të ditur se nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe po ashtu as automjeti. Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.