Ballina Bota I qetë dhe i buzëqeshur! Vladimir Putin shfaqet për herë të parë...

    I qetë dhe i buzëqeshur! Vladimir Putin shfaqet për herë të parë pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës!

    2

    Shërbimet emergjente shtetërore të Ukrainës kanë bërë me dije se Rusia ka sulmuar 10 rajone ukrainase, në lindje dhe në jug të vendit. Bëhet e ditur se janë goditur edhe disa aeroplanë në aeroporte.

    Ndërkohë që forcat ruse janë futur në Ukrainë, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij. Në një video të publikuar nga mediet e huaja, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.

    Kujtojmë që prej orëve të mëngjesit të ditës së enjte, janë raportuar një numër eksplodimesh si pasojë e bombardimeve ruse, në të gjitha anët e Ukrainës. Siç njoftohet nga raportime të ndryshme ndërkombëtare, Rusia ka nisur sulme ndaj qyteteve më të mëdha, teksa trupat e saj tashmë kanë kaluar kufirin e Ukrainës.

    Deri më tani, Rusia ka hedhur raketa të kryqëzuara dhe balistike në aeroporte dhe në shtabet ushtarake afër Kievit. Në jug, trupat ruse kanë zbarkuar në Odessa. Ndërsa në pjesën lindore, raketat ruse kanë goditur caqe në Kharkiv dhe Dnipro, ndërkohë që zyrtarët kanë bërë me dije se shpërthime të mëdha janë raportuar edhe në Kramatorsk.

    Shërbimet emergjente shtetërore të Ukrainës kanë bërë me dije se Rusia ka sulmuar 10 rajone ukrainase, në lindje dhe në jug të vendit. Bëhet e ditur se janë goditur edhe disa aeroplanë në aeroporte.