Ballina Rajoni I mituri shqiptar plagos rëndë me thikë 18-vjeçarin në Greqi

I mituri shqiptar plagos rëndë me thikë 18-vjeçarin në Greqi

1

I akuzuar për dy grabitje me thikë në Illion dhe Agios Panteleimonas, 17 vjeçari shqiptar i cili plagosi me thikë një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së hënës në Akropolis dhe arrestimi i të miturit shqiptar u bë i mundur mbrëmjen e djeshme.

Arrestimi i 17-vjeçarit u bë në shtëpinë e tij, ndërkohë gjatë kontrollit policia i gjeti rrobat e përgjakura që kishte veshur natën e sulmit.

Para oficerëve ai pranoi krimin dhe tregoi ngjarjen ku sipas tij në momentin e sulmiu iu afrua 18 vjeçarit i kërkoi celularin që kishte në çantë.

Më pas i mituri shqiptar e kishte goditur me thikë në qafë dhe në bark, 18-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

I mituri shqiptar akuzohet për nje vjedhje në nëntor të vitit 2022 në Ilion, kur ka grabitur një celular nën kërcënimin e thikës.