Ballina Vendi I gjendet kokainë në oborrin e shtëpisë,arrestohet 63-vjeçari nga Vlora

I gjendet kokainë në oborrin e shtëpisë,arrestohet 63-vjeçari nga Vlora

1

DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 63 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakerri”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.