Ballina Lajme Kronike I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, vihet...

I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, vihet në pranga 51-vjeçari në Vlorë

1
51 vjecari vlore

Policia ka vendosur në pranga një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 8 vjet burgim në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

51-vjeçari Besnik Osmëni është arrestuar në Vlorë pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me “partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”.

Në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

/rtsh.al/