Kryetari shqiptar i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka mbetur i bllokuar në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në zyrë që në orën 06:30 të mëngjesit dhe sipas mediave të Kosovës ai është ende duke qëndruar aty.
Klan Kosova raporton se i zgjedhuri i Lëvizjes Vetëvendoje gjendet brenda me vëllanë e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.
Gjatë ditës në Leposaviç serbët kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit. Më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë. Ata kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan. Në këtë të fundit pati tensione të mëdha gjatë pasdites pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.