Ballina Rajoni Hyri në parlament me thikë gjatë një vizite me shkollën, arrestohet 14-vjeçari

Hyri në parlament me thikë gjatë një vizite me shkollën, arrestohet 14-vjeçari

1

Një student 14-vjeçar është arrestuar pasi është gjetur me një thikë në ambientet e parlamentit grek. Sipas MEGA-s, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite edukative të një shkolle të mesme nga Argyroupoli.
Me mbërritjen e fëmijëve në ambientet e Kuvendit, mësuesit filluan t’i rreshtonin për të hyrë, pasi fillimisht kaluan nëpër aparatet me rreze X.

Në një moment të procesit të kontrollit, kur një nxënës 14-vjeçar kaloi pranë një oficer policie, ky i fundit kuptoi se fëmija mbante një armë të ftohtë.

Me të dëgjuar këtë lajm, tronditja si për mësuesit që shoqëronin fëmijët, ashtu edhe për prindërit e 14-vjeçarit ishte shumë e madhe. Aktualisht autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen.