Ballina Lajme Hyn në fuqi marrëveshja Kurti-Vuçiç për letërnjoftimet, qytetarët udhëtojnë me ID! Ndalohet...

Hyn në fuqi marrëveshja Kurti-Vuçiç për letërnjoftimet, qytetarët udhëtojnë me ID! Ndalohet hyrja në Kosovë me targa serbe

1

Hyn në fuqi nga dita e sotme (1 shtator) marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për letërnjoftimet. Sipas marrëveshjes së arritur më 27 gusht mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga sot qytetarët e të dyja vendeve do të mund të lëvizin lirisht vetëm me letërnjoftime.

Lajmi u njoftua fillimisht nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell i cili tha se Kosova dhe Serbia ranë dakord që Serbia të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

Por sa i përket çështjes së targave, nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve. Në këtë kuadër, nga dita e sotme (1 shtator) hyn në fuqi vendimi i qeverisë për targat serbe.Më 30 gusht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri apel serbëve që të bënin konvertimin e targave ilegale në ato të Kosovës.