Një aksident është regjistruar sot në Potam të Himarës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S. G., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi S. G, po transportohet në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.