Ballina Vendi Humbi 6 bashkitë dhe doli forcë e tretë, Bashës nuk ia falin...

Humbi 6 bashkitë dhe doli forcë e tretë, Bashës nuk ia falin deputetët e tij: Duhet të ikësh!Nesër mblidhet Kryesia

2

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën. Në mbledhjen me grupin e deputetëve, që po zhvillohet në selinë blu, mësohet se Basha e ka konsideruar 6 marsin si ‘kurth pas 8 janarit’.”6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Basha.

I ashpër ka qenë qëndrimi i Ferdinand Xhaferrit, i cili i ka kërkuar Bashës të largohet nga drejtimi i PD dhe se ai i ka fyer kur ka deklaruar se nuk ka humbur asnjë garë.

Para se të futej në selinë blu, deputetja Grida Duma tha se rezultati i zgjedhjeve ishte dëshpërues dhe se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, duke nisur nga kryetari.

Një koment pati edhe Ervin Salianji, i cili 6 marsin e quajti ‘një ditë e tmerrshme, ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, sot nuk është dita për të mbajtur përgjegjësi, por për reflektim.

Lulzim Basha ka justifikuar sërish, për të gjashtën herë radhazi humbjen në zgjedhje. Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk ka marrë asnjë Bashki në këto 6 mars, madje ai është mundur edhe nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, por këtë humbje Basha e ka justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale. “Nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore”, tha Lulzim Basha

Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.