Ballina Vendi Humb jetën në rrethana misterioze 51-vjeçarja në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Humb jetën në rrethana misterioze 51-vjeçarja në Korçë, familjarët akuza mjekëve

1

Një 51-vjeçare nga Korça ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit.

Bashkëshorti i 51-vjeçares Albana Saliçe, Edmond Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

Edison Saliçe: Bashkëshortja erdhi në orën 3:15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.