Ballina Bota Humb jetën në anije shqiptari në Greqi

    Humb jetën në anije shqiptari në Greqi

    4

    Humb jetën një 50 vjeçar shqiptar në Volos, Greqi.

    Ngjarja ka ndodhur dje në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros, raporton noa.al.

    Punëtori fatkeq, emigrant shqiptar, po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ishte i hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash, me pasojë vdekjen tragjike.

    Ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore Almyros, por atje vetëm sa u konstatua se kishte ndërruar jetë.

    Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan dy banorë të zonës, përkatësisht përfaqësuesi ligjor 62-vjeçar i kompanisë dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit.

    Të dy u lanë të lirë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.