Ballina Lajme Humb jetën 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës

Humb jetën 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës

1

Ka ndërruar jetë  gjatë natës në spital 17-vjeçari që u përplas ditën e djeshme me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elio Hamiti  u dërgua dje në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e  lëndimeve të rënda trupore që mori gjatë përplasjes.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se i riu ka ndërruar jetë gjatë natës.

Ndërkohë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Në dëshminë e tij të parë, Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur  përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët pasi hetuan ngjarjen, shoqëruar ish-kryebashkiakun në komisariat.

/.abcnews.al.