Ballina Bota Horror ne rruget e Kievit/Rruget pushtohen nga trupa civilesh te vrare!

    Horror ne rruget e Kievit/Rruget pushtohen nga trupa civilesh te vrare!

    1

    Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim

    Pamjet që vijnë nga Bucha që u çlirua disa ditë me parë janë të renda. “Horror” mund të jetë fjala e vetme për t’i përshkruar skenat nga rrugët e mbushura me trupa të pajetë.

    Trupat e pajetë në mes të rrugëve dhe nëpër oborret e shtëpive të filmuara nga kamera dëshmojnë mizoritë që ushtria ruse po bën ndaj civilëve nëpër qytete e periferi.

    “Disa me sytë hapur në drejtim të qiellit gri, disa të tjerë me fytyrën në asfalt. Të gjithë me rroba civile. 20 trupa meshkujsh janë gjetur nëpër rrugët e Bucha-s,” ky është përshkrimi që i bën korrespodenti i Reuters skenës tragjike nga qyteti ukrainas.

    Ndërkohë, sanksione të tjera janë gati kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e bëri të ditur presidenti  i Këshillit Evropian Charles Michel.